Kolazhi i personazheve të tij është jashtëzakonisht i gjatë dhe i larmishëm me një figura nga më të spikaturat që ka imituar përgjatë këtyre 15 viteve në “Portokalli”. Por Edi Rama është personazhi i parë që ka imituar Florjan Binaj, dhe nuk i është ndarë thuajse në të gjitha etapat e tij politike. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, aktori i mirënjohur i humorit tregoi pikërisht për rrugëtimin e përbashkët me Edi Ramën.
Edi Rama ka qënë personazhi i parë që unë kam bërë në Portokalli dhe në kohën kur unë e kam imituar ai ishte në kulmtin e tij për veshjet e çuditshme, daljet ekstravagante apo zënkat me gazetarët. Kisha 2-3 muaj që kisha filluar ta imitoja dhe më thanë shokët ik e provoje...është pak histori e gjatë e nuk kemi kohë që ta tregoj të gjithën. Por kemi ecur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve, e kam imituar si kryetar bashkie, kryetar partie, e kryeministër, tani të shohim në të ardhmen.
Florjan Binaj, aktor
I pyetur me humor nëse mendon se do ta imitojë si president apo edhe mbret, aktori tha një jo të gjatë.
Por pavarësisht se e imiton prej 15 vjetësh nën petkun e posteve të ndryshme politike që ka mbajtur, Edi Rama nuk i është mërzitur aspak si personazh. Dhe ka një arsye të fortë për këtë që Binaj e rrëfeu me shumë humor dhe finesë gjatë emisionit “Rreze Dielli”.