Receta e parë: Fole me kadaif të mbushur me fruta të thata
Përbërësit:
300 gr kadaif
100 gr arra
100 gr bajame
50 gr rrush i thatë
40 ml liker ose ujë
3 lç sheqer
150 gr gjalp i tretur
Shërbeti:
2 gota sheqer
1 e ½ gotë ujë
2 feta limon
Kanellë ose karafil
Përgatitja:
Kadaifin nuk e copëtojmë por e nxjerrim fije fije duke formuar një kordon të gjatë 30 cm. E lyejmë mirë me gjalp dhe formojmë fole duke rrotulluar kordonin rreth gishtit të madh të dorës. Frutat i spërkatim me 40 ml liker ose ujë. Vendosim foletë në tepsinë me kupta të kekëve të vegjël. Pasi të kemi mbushur kupat, spërkatim frutat e thata me sheqer dhe fillojmë të mbushim foletë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 160-170ºC deri sa kadaifi të marrë ngjyrë të verdhë të errët. Ndërkohë përgatisim shërbetin i cili duhet të jetë i plotë. E ftohim shërbetin dhe menjëherë sa të nxjerrim foletë nga furra i shërbetosim. I lëmë të ftohen dhe kur të jenë ftohur plotësisht i vendosim në kupa letre të kekëve të vegjël.
Ëmbëlsira tejet e shijshme e gatuar nga Zonja Vjollca në pjesën e parë të gatimit kushtoi 550 lekë. Pas telefonatave të shumta në studion e "Rreze Dielli", të cilat janë bërë pjesë e quizit , ishte Dea nga Tirana ajo që ka gjetur vlerën e saktë të kostos së foleve me kadaif të mbushur me fruta të thata. Dea u bë fituese e vlerës 2000 lekë nga rrjeti i supermarketeve Conad.