Fondet greke, aksioni opozitar dhe mardhëniet me Greqinë , i ftuar kreu i PDIU Shpëtim Idrizi

29 Tetor 2018, 07:50

I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, vlerëson nismën e qeverisë për mbylljen e basteve sportive nga 31 dhjetori 2018. Ai tha se ligji i miratuar sot në Kuvend është i vonuar, por gjithsesi duhet të përshëndetet. 

Do ta quaja një vendimmarrje të vonuar, por është për t’u përshëndetur. Kur thash është i vonuar kam parasysh faktin disa nga tentativat e viteve më parë për largimin e basteve, llotove, kazinove nga qyteti. 

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU

Megjithatë, Idrizi nuk fsheh dyshimet ndaj qeverisë për një Shqipëri pa baste sportive, pasi sjell në vëmendje aksionin “Fundi i Marrëzisë” në 2013, kur kazinotë e mbyllura u rihapën sërish.

"Por të mos harrojmë që ishte kjo qeveri që nisi aksionin fundi i marrëzisë dhe i ktheu bastet në një marrëzi kolektive. Ka qenë 1900 pika në 2013, ndërsa tani janë 4000 e ca në të gjithë vendin. Vazhdë e kësaj politike që shqiptarë të rrinë në dyert e lotove, të Lotarisë Amerikane dhe si rrjedhojë 370 mijë duan të largohen nga Shqipëria. Unë jam për mbylljen e të gjitha basteve. Pamundësia është ajo që i çon shqiptarët drejt basteve. Rama po luan bixhoz me fatin e shqiptarëve", tha Idrizi. 

'Padi në Prokurori për fondet greke, janë paguar edhe politikanë shqiptarë'
Sa i takon financimeve greke për gazetarët dhe portalet në Shqipëri, Idrizi tha se do t'i kërkojë Prokurorisë hetim për këtë çështje. Idrizi tha se ka edhe politikanë shqiptarë të paguar nga Greqia. 

"Vetëm për muajin tetor, sipas asaj që kanë raportuar mediat greke nga sherri Kotzias-Tsipras, pranohet se janë paguar 1 mln euro. Tsipras thotë se ne i kemi disiplinuar fondet sekrete, sepse më përpara jepeshin me qese të zezë dhe sot janë të emancipuara. Si është e mundur që në mes të dy vendeve që janë anëtarë të NATO-s, një vendi anëtar të BE dhe një vendi kandidat të vazhdohet me metoda të luftës së ftohtë. Janë dhënë për të influencuar një pjesë të medias, gazetarëve për interesa të Greqisë. Prokuroria duhet të hetojë dhe ne do çojmë padi në Prokurorinë e Tiranës për këtë çështje. Ka politikanë të paguar nga Greqia", tha Idrizi. 

Idrizi foli edhe për marrëveshjen detare me Greqinë, kur tha se edhe pakti Bushati-Kotzias është i papranueshëm.

Programe të tjera

Shiko të gjitha