Foto ekskluzive/U trafikua në ‘95, nëna me nipin shikojnë imazhet e dyshimta:Ishte e re,qënka bërë…

3 Tetor, 17:59

 

29 vite nga zhdukja e Lirije Pjeçit, familja ende në kërkim të nënës së 3 fëmijëve.Lirija është fëmija i parë nga 5 fëmijët e familjes Pjeci nga Kavaja, jeta e së cilës ndryshoi kur u martua me Haki Shalën. Ai ushtronte dhunë ndaj të shoqes për shkak të xhelozisë. Edhe me ardhjen në jetë të 3 fëmijëve sërish dhuna ishte prezente në familje dhe si të mos mjaftonte kjo, I shoqi nisi të kishte edhe një marrëdhënie paralele. Këtu përfundoi gjithcka dhe Liria vendosi t’i drejtohej gjykatës për divorc ku u vendos që dy fëmijët e parë t’i merrte bashkëshorti, ndërsa vajza e vogël të jetonte me Lirien, nënën.