Frika nga dentisti, Dr. Arisa Bidaj në 'Rreze Dielli': Prindër mos i trembni fëmijët me figurën e dentistit

27 Shtator 2018, 15:44

Frika nga dentisti është një fenomen që e hasim shumë shpesh tek fëmijët. Për këtë temë u diskutua mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv. Sipas dentistes Arisa Bidaj, prindërit  të cilët janë ata që duhet të punojnë më shumë për të hequr këtë frikë , ka raste që ua shtojnë atyre duke i trembur me figurën e dentistit nëse fëmijët bëjnë gabime.

Arsyet kryesore pse fëmija ka frikë nga dentisti janë dy. E para është trauma që mund të ketë kaluar një herë në vegjëli, sepse kjo i transmetohet deri kur rritet. E dyta është prindi sepse prindërit i thonë fëmijëve kur bëjnë gabime “do të ëoj te dentisti, do të bëj një gjilpërë”, e bëjnë dentistin të frikshëm.

Arisa Bidaj, stomatologe

Të njëjtën gjë pohon edhe Eljona Kryemadhi, drejtoreshë e kopshtit 42. Ajo thotë se si prind duhet të ndikojnë tek fëmijët e tyre, pa i ngjallur atyre frikën e dentistit.

Deri diku ndikojmë edhe ne prindërit. Në momentin që unë si prind , ankohem që më dhemb dhëmbi, por kam frikë të shkoj te dentisti, automatikisht unë i kam thënë fëmijës që dentisti është i frikshëm.

Eljona Kryemadhi, drejtoreshë e kopshtit 42

Stomatologia Arisa Bidaj , shpjegoi përgjatë emisionit edhe kohën kur fëmijët duhet të nisin të shkojnë tek dentisti. Ajo tregoi se ka mënyra që fëmijët të ambientohen me figurën e dentistit, duke stimuluar lojëra për ti hequr frikën.

Duhet të fillojmë që në moshën 6 muajshe , nuk është e thënë që do të ulet në poltron. Por ka raste kur fëmijëve nuk iu dalin dhëmbët në moshën 6 muajshe, ose i dalin më herët dhe fëmijët shqetësohen. Ne u mësojmë prindërve që që  6 muajsh duhet të marrin një garzë, ta lidhin tek gishti , ta lagin me ujë dhe të pastrojnë komplet mukozën e gojës së fëmijëve. Më pas deri në moshën 3 vjeëare dalin të gjithë dhëmbët , dhe është e këshillueshme që midis moshës 2-3 vjeç , prindi të sjellë fëmijën te dentisti.Kur dalin të gjithë dhëmbët , fëmijët duhet ti lajnë ato me furëa dhe pastë për fëmijë. Duke filluar nga mosha 6 vjeëare duhet të lahen normalisht , edhe me pasta për të rritur.

Arisa Bidaj, stomatologe