Gatimi në Report TV, zonja Vjollca sjell recetën e ditës - Gjyveç me makarona, tost dhe banane të skuqura / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Tost i skuqur me djath dhe proshute      

Përbërësit:

4 feta buke

4 feta proshutë

4 feta djathë që shkrin

2 vezë

Peksimadhe

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një fetë buke vendosim 1 fetë proshutë dhe 1 fetë djath. Më pas mund të vëmë edhe një fetë tjetër mbi të. I kalojmë me pak miell, më pas i kalojmë në vezë të rrahur dhe në fund i lyejmë me peksimadhe. Ngrohim vajin në tigan dhe i skuqim mirë nga të dy anët.

Receta e tretë: Banane të skuqura

Përbërësit:

2-4 banane

2 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle sheqer

3 lugë gjelle konjak

Lëngu i 1 portokalli

Përgatitja:

Vendosim gjalpin në tigan. E shkrijmë atë dhe shtojmë sheqerin. Vendosim bananet dhe i skuqim mirë nga të dy anët. I skuqim me 3-4 lugë gjelle konjak dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e portokallit. E lëmë deri sa lëngu të thahet dhe të bëhet si salcë. I servirim duke vendosurnë pjatë bananet e skuqura dhe lëng.

Programe të tjera

Shiko të gjitha