Gëzim Baruti, 47 vite të jetës si armik, në kërkim të lumturisë

10 Korrik 2020, 16:18

 

Historia e Gëzim Barutit, i internuar që në moshën 2 vjeçare, në vitin 1945, pas pushkatimit të të atit në kufi. Kujtimet në kampin e internimit me tela me gjemba në Krujë, ku shumë moshatarë të tij vdiqën nga sëmundjet dhe uria, kthimi për pak vite në vendlindje e më tej internimi i përjetshëm në Savër të Lushnjes. Cili është përkufizimi i tij për jetën, për lirinë dhe lumturinë, përjetuar nga këndvështrimi i një të internuari që e përjetoi "burgun" në qiell të hapur për dekada e dekada me rradhë….Sonte në "Dosja K", rrëfimi i tij mjaft i ndjerë!