Gjalp arroresh/ Ja disa mënyra se si mund ta konsumojmë

6 Korrik 2020, 12:53

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar sipërmarrësja Ana Shima, e cila është e para në Shqipëri, që sjell disa lloje të veçanta gjalpi arror. Një produkt shumë i shëndetshëm, i cili duket se nuk është prodhuar më parë në Shqipëri, gjalp nga drurët e ndryshëm arror.

Si mund t’i konsumojmë këto lloje gjalpi arror?

Mund ti konsumoni në cfarëdolloj mënyrë që doni, nuk ka asnjë gjë të gabuar domethënë arrat janë vlerë e shtuar e ditës ditore. Arra është goxha shije e forë si gjalp dhe kombinimi më I mirë që kemi bërë ne,  dhe që kemi ideuar si recetë është pasta me në vend të panës me gjalp arre, me kërpudha, me limon madje ka pasur dhe bloger ushqimor në vend që kanë bërë receta të tilla dhe I kanë ndarë më ndjekësit e tyre'' shprehet Ana Shima, sipërmarrëse e një biznesi që merret pikërisht me prodhimin e tyre. 

Disa mënyra të tjëra janë si smoothie, por kryesorja mbetet si zëvendesues i panës.