Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Janar 2026 – Receta / ‘Lufta’ për virozat/ Rezistenca ndaj insulinës, ‘nëna’ e sëmundjeve

7 Janar, 15:11 | Përditesimi: 7 Janar, 15:11

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Omletë me perime / Krem perimesh me bukë të thekur / Sufle me perime tringjyrëshe.

Sa mirë i njohim realisht ushqimet që konsumojmë dhe vlerat e tyre ushqyese? Kush ka më shumë vitaminë C: speci apo portokalli? Sa i rëndësishëm është fakti i konsumimit të frutave dhe perimeve sipas sezonit të tyre? Kush rekomandohet për virozat, speci apo portokalli? Me nutricionistin Altin Joka, zbulojmë dhe thyejmë disa mite të zakonshme mbi ushqimin dhe shëndetin.

Rezistenca ndaj insulinës është një nga çrregullimet më të përhapura, por edhe më pak të kuptuara të shëndetit modern. Ajo zhvillohet në heshtje, shpesh pa simptoma të qarta në fazat e para, duke krijuar terrenin për një sërë problemesh serioze shëndetësore si diabeti i tipit 2, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet hormonale dhe inflamacioni kronik. Pikërisht për këtë arsye, rezistenca ndaj insulinës konsiderohet “mëma” e shumë sëmundjeve të tjera. Të kuptuarit e shenjave të para është hapi më i rëndësishëm drejt parandalimit dhe rikthimit të ekuilibrit metabolik. Përmes një qasjeje holistike, që përfshin ushqimin e duhur, stilin e jetesës, menaxhimin e stresit dhe mbështetjen natyrore të organizmit, rezistenca ndaj insulinës nuk është vetëm e menaxhueshme, por në shumë raste edhe e kthyeshme. Në lidhje me këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin tonë flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili na ndihmon në ndërgjegjësimin, identifikimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj gjendjeje tepër serioze.

MC/Shqiptarja.com