Gjellë dimri me thjerrëza dhe patate nga zonja Albana

8 Shkurt 2023, 11:14

GJELLË DIMRI ME THJERRËZA DHE PATATE

Përbërësit:

  • 2 gota thjerrëza
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 patate
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Thjerrëzat i lëmë  gjithë natën në ujë, në mëngjes largojmë ujin e ndenjur dhe e lëmë me një anë. Në një tenxhere kaurdisim qepën, duke shtuar pak kripë për ta zbutur, shtojmë karrotën e grirë në rende, patatet, salcën e  domates dhe thelpinjtë e hudhrës, shtojmë ujë që të ziejë pak sa. Mbas 5 minutash shtojmë thjerrzat që të ziejnë në një nxehtësi mesatare, në fund e rregullojmë me erëza dhe bimë aromatike dhe është gati për servirje.