Gjellë tigani me perime dhe vezë
1 qepë
3 speca jeshil
3 patëllxhanë
2 domate
4 vezë
Djathë të butë
Kripë, piper
Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim me pak kripë. Shtojmë patëllxhanët e prerë në kubikë që të kaurdisen dhe më pas domatet gjithashtu në kubikë. I lemë të zjejnë me njëra-tjetrën duke i ndihmuar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kur të përthithet lëngu shtojmë vezët (1 për person). Në fund vendosim djathë të butë dhe e shërbejmë të ngrohtë.