Gjendet 21-vjeçarja e humbur, refuzon të lidhet me familjes

9 Nëntor 2021, 18:32 | Përditesimi i fundit: 2021-11-15 09:44:58

Merr fund saga e zhdukjes së 21-vjeçares nga fshati Tapizë e Krujës. Leonora Dani gjendet pas tre viteve, ndërsa u zhduk nga Kamza mëngjesin e 16 korrikut të vitit 2018 pasi u nis për në punë. Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’ Po, vajza ime është kjo, por s’bën as një lek si njeri, si qenka katandisur. Ajo ka kaluar tmerre, e kuptoj nga ndjenjat e mia si baba dhe për këtë jam shqetësuar shumë. Që kur ka ikur nuk kam vënë gjumë në sy. Normal, “jeta luksoze” në Itali e ka ndryshuar shumë. ’Pa Gjurmë’ arriti të sigurojë dhe një numër telefoni të Eleonorës, e cila hodhi poshtë akuzat e ngritura nga babai duke lënë në pikëpyetje arsyen pse nuk donte të kishte kontakte më me të. Ajo i tha gazetares Odeta Dume në një lidhje me skype se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk ishte e humbur. Madje duke shtuar se e kishte planikuar arratisjen e saj, në pritje pwr të mbushur moshën 18-vjeçare. E reja nga Fushë Kruja la të kuptohej se konfliktet me babain pas divorcit të prindërve, në vitin 2010 kanë qenë tepër të rënda. Aq sa ajo ka vendosur të mos flasë më për këto çeshtje.