Gjendet në Londër 7 muaj pasi humbi gjurmët Nesti Pina. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ në Report TV Makail Pina, i cili zbuloi dhe arsyen pse i vëllai kishte ndërprerë kontaktet me familjen. Një aksident i rëndë për pak sa nuk i ka marrë jetën 53-vjeçarit nga Roskoveci, i cili për 4 muaj me radhë ndodhej në koma në një spital në Londër. I vëllai sqaron se sot ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por ende nuk e ka kaluar traumën dhe pasojat në trup që i ka lënë ky aksident. ’Ne nuk e kemi ditur deri sot, kur mësuam cfarë kishte ngjarë. Vëllai ka pësuar një aksident në Londër dhe ka qëndruar 4 muaj në gjendje kome, pasi u godit nga një makinë. Për momentin është mirë por pasojat i ka ende. Nuk i ka ardhur si duhet kujtesa, ka sërish humbje të saj. Ka qenë vetë ai, i cili dy muaj pasi doli nga koma, i ka kërkuar personelit që ta dërgonin tek një bashkëfshatar i yni dhe ashtu kemi mundur të lidhemi. Edhe për momentin që flasim duket që ka ende probleme fizike. Në njërën këmbë ka të vendosur hekura, pasi ka pësuar dëmtime në trup. Ka dalë nga spitali dhe aktualisht ndodhet në Londër, në shtëpinë e një shokut tonë.Për momentin është duke u ndjekur ende nga mjekët dhe do të shohim si do të shkojë gjendja e tij shëndetësore, më pastaj patjetër që do të kthehet në Shqipëri’-u shpreh i vëllai 53-vjeçari Nesti Pina prej 4 vitesh jetonte në Britani, ndërsa ishte zhvendosur atje me dokumenta greke, pas divorcit me bashkëshorten pak vite më parë. Babai i dy fëmijëve i dha fund martesës pas afro 20 vitesh, ndërsa vetë u largua nga Greqia, duke u ndarë edhe me fëmijët e tij që tashmë jetojnë me nënën e tyre. Gjetja e Nestit ka qetësuar disi zemrën e nënës Vangjeli, e cila nuk rreshti së bëri apel për ndihmë në ’Pa Gjurmë’. E ndërkohë që njëri nga vëllezërit u gjet një tjetër djalë rezulton i humbur në familjen Pina. 74-vjecarja nënë e 5 djemve sot është në kërkim edhë të djalit tjetër Sandër Pina, i zhdukur nga Greqia në vitin 1998.
Gjendet Nesti Pina,Pa Gjurme zbulon arsyeja e zhdukjes/Pas aksidentit ra në koma,u gjet në Londër
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
