Gjendet pas 3 viteve-’Ika nga dhuna, përfundova në koma’/40-vjeçarja: Ju më dëbuat, pse më kërkoni?

9 Qershor, 17:41 | Përditesimi: 9 Qershor, 17:41

 

Një tjetër histori zhdukjeje misterioze vjen këtë herë nga qyteti i Beratit. E humbura quhet Marjana Begaj, 40 vjeçe, me origjinë nga Berati. Marjana është zhdukur më 20 qershor 2022, pa lënë asnjë gjurmë dhe në drejtim të paditur.Pas një divorci të vështirë në vitin 2016, për shkak të dhunës nga bashkëshorti, ajo u detyrua t’i linte tre fëmijët në një jetimore në Tiranë. Për një vit qëndroi në Tiranë ku punoi për të rindërtuar jetën e saj. Më pas, u shpërngul në Kosovë, në qytetin e Ferizajt, ku punoi si banakiere për rreth tre vite.Sipas motrës që ka komunikuar me të, Marjana ishte rikthyer në Berat në qershor 2022, pasi nëna e saj ishte e sëmurë dhe ajo qëndroi për rreth një javë në spital për t’i shërbyer.Por njëkohësisht ajo kishte prenotuar për të nxjerrë pasaportën. Pasi e mori dokumentin dhe u largua, nga ai moment nuk ka më asnjë kontakt me të. Nuk ka telefonuar më dhe nuk dihet nëse është kthyer në Kosovë apo është larguar diku tjetër.Motra e saj Marjola kontaktoi në numrin e telefonit të redaksisë së emisionit “Pa Gjurmë”, pasi ajo vetëm këtu sheh një rreze shprese ende të pashuar për të.

I.M/Shqiptarja.com