Gjendet pas katër muajve 23-vjeçari Arjan Bulku/E motra tregon arsyet e zhdukjes:Ka frikë… (2 Tetor 2023)

2 Tetor 2023, 18:33

Prej 4 muajve i humbur, gjendet 23 vjeçari Arjan Bulku nga Kavaja. Lajmin e përcolli mesditën e kësaj të hënë në një lidhje direkte nga Italia motra e tij, Mariza Bulku. Në një bisedë telefonike më moderatoren e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, motra e të riut tregoi se Arjani ishte mirë me shëndet dhe së ndodhej në Milano të Italisë. 23-vjeçari pasi kishte dëgjuar mesazhet lutëse të nënës dhe motrës pak ditë më parë në ekranin e Report Tv, menjëherë i kishte telefonuar. Arjan Bulku nga Kavaja sipas familjarëve ditën që humbi kontaktet kishte marrë një shumë parash borxh tek xhaxhai i tij. Nëna me motrën dyshojnë se i riu mund të shfrytëzohet ose është bërë përdorues i lëndëve narkotike. Edhe pse zerin ia kanë dëgjuar, ende ndruhen se mos fik sërisht telefonin dhe zhduket pa lënë gjurmë.