Gjendet Vasillaq Kita zbulohet e vërteta/Flet krushku: Gruja e la, i biri i mori lekët (29 Nëntor 2023)

29 Nëntor 2023, 18:45

Prej ditësh në situatë rruge, qytetarët e Fierit denoncojnë rastin e 68-vjeçarit Vasillaq Kitos. Gjatë emisionit të sotëm, kur moderatorja po prezantonte foto e tij, krushku i 68-vjeçarit telefonoi dhe tregoi historinë e tij të dhimbshme. ‘Jam krushku dhe ai është Vasallaq Kito nga Fieri. Para shumë kohësh e la gruaja, i iku dhe kaloi në depresion. Ka një djalë në Greqi, që jo vetëm nuk kujdeset, por i merr edhe lekët e kempit babait. Kështu jeton në mes të qytetit dhe askush nuk reagon’