Gjergj Hani - Ridënimi

2 Korrik 2020, 21:32

 

Ridënimi i Gjergj Hanit, me akuza të fabrikuara për agjitacion e propagandë e tentativë arratisje. Edhe pse asnjë akuzë nuk ishte e vërtetë, me dy dëshmitarë të rremë e kishin kopsitur dënimin e dytë. Ishte korrik 1987, një vit pasi ksihte dalë nga burgu i Qaf barit, i dënur herën e parë për tentativë arratisje në moshën 16 vjeç. Dënimi i dytë e gjeti 18 vjeç. Në formë hakmarrje e dërgojnë përsëri në Qaf Bari, terrori dhe torturat po njësoj në galeri e jashtë saj, deri ditët e fundit të regjimit. Ishte ndër të burgosurit e fundit politikë që nxorrën nga burgu. Kishte ëndrrra për demokracinë, tentoi ti avitej Partisë Demokratike por e mbajtën larg. U zhgënjye dhe u largua në emigrim. Sot rrëfen historinë e tij, ndërsa ndjen këqardhje që xhelatët e dikurshëm drejtojnë politikën, apo gëzojnë azil politik në Gjermani, Kanada e gjetke, pa kërkuar as edhe një herë falje për jetët e shkatërruara…