Gruaja e tradhëtoi dhe i dhunoi nënën, i riu përfundon me arrest shtëpie

23 Nëntor 2021, 18:52

Një martesë me shkuesi, e iniciuar nga vetë nëna e Denis Dyrmishit, bëri që jeta bashkëshortore e këtij të fundit të mos shkonte ashtu siç ai ëndërronte. Pas njohjes me Valentinën, dy të rinjtë vendosën të martohen, duku u bërë prindër edhe të një vajze. Pas disa vitesh, jeta e tyre filloi të ndryshojë... Konfliket e para degjeneruan në dhunë dhe ofendime, ndërsa sot 43-vjeçari nga Përmeti është me arrest shtëpie, pas denoncimit që i bëri bashkëshortja. Ai do të vuajë këtë masë arresti për më shumë se 1 vit, e teksa i kthehet fillimeve të martesës së tij, hedh hije dyshimi se bashkëshortja e ka tradhëtuar me njerkun e saj.I prekur në këtë histori nuk është vetëm Denisi, por edhe nëna e tij 77-vjeçare Drita Dyrmishi, e cila është dhunuar vetë nga nusja e djalit, e me lot në sy tregon të gjithë zanafillën e historinë, se si për një sherr në familje Valentina bëri kallëzim në polici dhe Denisi vuajti me shumë se 3 muaj në burgun e Peqinit. 43-vjeçari është trajtuar me kemp invalidi që prej kur ka lindur, por prej një viti atij i është hequr kjo e drejtë, çka bëri që të kalojë disa muaj pas hekurave, periudhë që ia ka dëmtuar edhe më shumë shëndetin. U deshën të kalonin disa vite që familja Dyrmishi të kuptonte se nusja e djalit të tyre dhe familja e saj do të ishin një shqetësim i madh për ta. Jo vetëm Denisi i cili u detyrua të kalojë disa muaj në burg, por edhe nëna e tij është përballur shpeshherë me dhunën psikologjike dhe fizike të Valentinës. Për shkak të saj, të moshuarës nuk i flasin as 3 vajzat që ka në Tiranë. Edhe pse nuk janë divorcuar me vendim gjykate, 43-vjeçari rrallë e sheh vajzën e tij, e më rrallë e sheh gjyshja, të cilës i dhemb shpirti kur kujton mbesën e saj të bukur.

Programe të tjera

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha