Gulash me mish viçi dhe njoki nga zonja Vjollca

27 Tetor 2020, 12:11

Gulash me mish viçi dhe njoki

Përbërësit:

500 gr mish viçi

1 lugë kafe kripë

1 lugë çaji uthull ( marinimi)

1 lugë çaji vaj për marinimin

50 gr vaj ulliri

2 qepë

3-4 thelpinj hudhër

1 lugë çaji piper I kuq

1/2 filxhan çaji pure domate

250 ml ujë

1 litër lëng mishi ose ujë

500 gr gnocchi ( njoki)

Përgatitja:

Në një tigan me pak vajnulliri kaurdisim mishin në kubikë deri sat ë ndërrojë ngjyrë. Shtojmë qepën në kubikë të vegjël dhe 3-4  thelpinj hudhër, kaurdisim qepën me mishin deri sa qepa të zverdhet pak dhe 1 lugë caji piper I kuq si dhe ½ filxhan caji pure domate e përziejmë mirë dhe shtojmë 250 ml ujë të nxehtë e lëmë të ziejë qepa me mishin për 15 minuta. Shtojmë 1 litër ujë ose lëng mishi dhe e lëmë deri sa të marrë valë. Sapo lëngu të marrë valë shtojmë njokit dhe I lëmë të ziejnë për 5 minuta deri sat ë dalin në sipërfqe. Fikim zjarrin dhe gjithcka është gati për servirje.