Gurabije me shije limoni nga zonja Albana

27 Janar 2023, 12:42

Gurabije me shije limoni

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 e ½ fç sheqer
  • 2 gota miell
  • 4 lgj lëng limoni
  • 100 ml vaj
  • 1 bustinë vanilje
  • Lëkurë limoni
  • Pluhur pjekës
  • Sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me tel, shtojmë më pas sheqerin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe vajin. Vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë gradualisht miellin tek i cili kemi hedhur pak kripë, pluhur pjekës dhe vanilje pluhur. E punojmë mirë brumin, e mbështjellim me një membranë dhe e vendosim në frigorifer për 50 minuta.

Më pas krijojmë gurabijet në formë rrumbullake, i pudrosim me sheqer pluhur dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.