Habit këngëtarja: Nuk e di a më pranon Flor Mumajesi

5 Shkurt 2019, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2019-02-05 14:50:01

Këngëtarja e re Silvana Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit “Kriminale”, por gjithsesi po mendon për projekte të reja. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , Rusit i është kërkuar të zgjedhë ndërmjet 2 kantautorëve të njohur Stines dhe Flori Mumajesit. Megjithëse i pëlqen shumë të dy, këngëtarja ka pohuar se nuk mund ti veçojë , por  do kishte dëshirë të bashkëpunonte me Florin.

Nuk mund të bëj një diferencë, është shumë e vështirë për mua. Flori është shumë i mirë. Do kisha dëshirë të bëja një bashkëpunim me të, por do pranojë apo jo nuk dihet.

Silvana Rusi, këngëtare

E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse do ti kërkonte një bashkëpupunim këngëtarja është shprehur me: Po, do tia kërkoj