Hallvë me miell misri nga zonja Albana

20 Janar 2023, 12:17

Hallvë me miell misri

Përbërësit:

  • 1 gotë miell misri
  • 2 lgj miell gruri
  • 1 gotë sheqer
  • 2 lgj gjalpë
  • 700 ml ujë
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tigan me nxehtësi mesatare vendosim gjalpin të shkrijë. Paralelisht kemi venë ujin dhe sheqerin për sherbetin. Kur gjalpi fillon të shkrijë shtojmë miellin e misrit sikurse dhe miellin e grurit. E përziejmë mirë derisa të errësohet. Shtojmë shërbetin dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës afërisht 20 minuta. E punojmë hallvën derisa të fillojë të shqitet nga tigani. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë fruta të thata sipas dëshirës.