Hap derën,gjen në klasë shoqen me mësuesin lakuriq/Shokojnë prindërit e 8-vjeçares

3 Dhjetor 2021, 18:28

 

Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës, prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfejnë detaje tronditëse. Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report puntatën e kësaj të premte risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj. Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren. Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur sëbashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit. ‘Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri. U shokova kur ai person më tha së duhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë. Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve’-tregon nëna. Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.’’Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridoti i klasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Aty ai ka parë Mysretin llakuriq sëbashku me vajzën time. Madje, nxënësi që e pa këtë skenë është dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt. Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nëna. Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.’’Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie. Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati Beqiri. Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija nuk gëzon një shëndet të mirë mendor. Ka refuzuar të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.