Hapen kamerat , zbulohen gjurmët e Zyhdi Allushit. Familjarët: 'Dyshojmë tek lëvizjet e Audit'

10 Shtator 2021, 20:26

Të enjten e 2 shtatorit, i moshuari Zyhdi Allushi u largua me biçikletë nga banesa e tij në fshatin Vorrozen të Kavajës, ku edhe sot vijon të jetë ende i humbur. Kjo është hera e parë për 80-vjeçarin nga Kavaja që largohet në drejtim të paditur. Familjarët denoncojnë në “Pa Gjurmë” zhdukjen e tij. Biçiklita e u gjet te ura e Draxhit, ndërsa gjurmët e të moshuarit të siguruara nga kamerat, janë parë në dalje të Kavajës. Sipas djalit të tij, Seit Allushi, i moshuari nuk vuante nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor apo fizik, por mund të ishte prekur nga skleroza. Momentin që u largua nga shtëpia për të takuar shokun e tij, takim që nuk ndodhi, Zyhdiu kishte veshur një palë pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe sandale. I moshuari me flokë të bardhë nuk ka asnjë shenjë dalluese në pjesët e dukshme të fytyrës dhe trupit. Në studion e pa gjurmë mbërritën disa telefonata dhe informacione për 80-vjeçarin, duke mbajtur në ankth djemtë e tij dhe gjithë stafin e pa gjurmë. një zonjë njoftoi e bindur se e kishte parë atë në rrugën luigj gurakuqi në lezhë, madje na dërgoi dhe disa fotografi, mirëpo pas mbërritjes së gazetarit Elvis Hila fatkeqësisht u verifikua se personi I shtrirë në trotuar, nuk ishte zyhdi allushi, por një endacak.