Hidhet nga ura ish e trafikuara, kërkoi prindërit në program: Më pranoni, jam bija juaj

9 Nëntor 2021, 18:38

Kjo ka qenë intervista e fundit dhënë për një media shqiptare, nga 46-vjeçarja Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion. Adela vendosi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga ura, në një mbikalim hekurudhor në Itali. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe dhe për herë të parë foli edhe në një media shqiptare, në emisionin ’Pa Gjurmë’ Report TV puntatën e 16 qershorit të vitit 2019. Falë denoncimit të saj, 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u raportuan, ku të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë. Në intervistën e dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’ një ish-punonjëse seksi e lindur në Durrës, Adelina shokoi live, ndërsa pati guximin të denonconte shfrytëzuesit e saj. Por në intervistën e fundit të dhënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo kërkoi për herë të dytë të bënte një tjetër apel publik, për familjen e saj, e cila e kishte mohuar për 25 vite me radhë dhe ndaj Adelina e konsideronte veten te humbur. Në një rrëfim rrëqethës ajo foli edhe për sëmundjen nga e cila ishte diagnostikuar prej kohësh, ndërsa kurohej me tumor në spitalin në San Matteo. Ajo deklaroi se nuk kthehej kurrë më në Shqipërisë nga frika se mund ta vrisnin. Në shkrimet e publikuara nga mediat italiane për shqiptaren që pati një fund tragjik, dhe një jetë të vështirë mes tortura thuhet se Adelina nuk donte më shtetësinë shqiptare, vendin të cilin e la në vitin 1996 dhe familja gjithashtu e mohoi. Ajo nuk kishte askënd në vendin ku i lind, ndërsa kërkonte me ngul nënshtetësinë italiane. Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda. Me urdhër të autoriteteve, pasi u pranua në Kapitele, ajo do të duhej të kthehej në Pavia, ku po trajtohej dhe kishte përfunduar gjithashtu në terapi intensive. Por Adelina Sejdini nga Roma nuk u kthye më.... dhe të shtunën e kaluar u hodh nga një mbikalim hekurudhor duke i dhënë fund jetës së saj të pazakontë.