Humbi 10 kg për një muaj, këngëtarja tregon pse u dobësua

5 Shkurt 2019, 14:50

Megjithëse është këngëtare e si e tillë pjesë e skenës e ekraneve, sërish nuk do të dobësohej vetëm për hir të imazhit. Këtë e ka pohuar vetë Silvana Rusi në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report tv. Këngëtarja e cila sapo ka publikuar klipin e fundit “Kriminale” është shprehur se është dobësuar vetëm për tu ndjerë mirë me veten e saj,por jo për për të plotësuar kërkesat e producentëve. Një vit më parë Rusi ka qenë 76 kg ndërsa tani është rreth 64-65 kg.

Unë do thoja që jam një model i një vajze që kam patur peshë para 1 viti, dhe jo peshë, por peshë që ç’të të them. Unë kam peshuar fiks 76 kg dhe për 1 muaj kam hequr 10 kg e pastaj muajin e dytë 3 të tjerë, ndërsa tani jam rreth 64-65 kg. Kontrolloja shumë ushqimin, haja shëndetshëm dhe shumë pak, nuk e teproja.

Unë tani nuk jam e dobët, futem tek femrat e mbushura. Realisht është shumë problem, por edhe nëse do ma kërkonin që të dobësohesha për tu dukur mirë nuk do e bëja. Atë peshë kam, çfarë të bëj tani. Për tu ndjerë mirë me veten time po, se unë ndaj i zbrita ato kile. Po nëse do më thoshte një producent dobësohu se ndryshe nuk do të promovoj, nuk do të pranoja absolutisht jo.

Silvana Rusi, këngëtare