40 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Hashim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë veprimet në ambjentin e brendshëm, që ka kryer ky person ende i paidentifikuar.Kjo video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer para në euro. Fillimisht në video duket personi që vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri me kapele dhe syze duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa hap telefonin dhe i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pas llogarive, pronari i bën gati 40 mijë euro, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe. Në këtë moment, personi I paidentifikuar hap një cantë të zëzë me code dhe nxjerrë disa zarfe, ku në sipërfaqen transparente dukej se kishte lekë, por në të vërtetë, brenda zarfit kishte vetëm 500 mije lekë ( prerje të ndryshme) dhe më në brëndësi zarfi ishte i mbushur me letra.Në këtë moment ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë çmimin në bllok ( sa lekë duheshin për të blerë 40 mijë euro) dhe në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me euro dhe zarfet e mbushura me letra i fut në cantën me kod. Këtë të fundit e lë aty duke e përdorur si alibi se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve.Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrim, pasi kishte bërë këmbime në vlera 500 deri në 1mijë euro. Faktikisht ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera në dyqan, ku ka bërë blerje në 1000 euro, dhe një herë tjetër 500 euro. Ai kishte një metodë të tillë, psh më kërkonte të blinte 1 mije euro, unë ia jepja dhe i fuste në një zarf. Më pas zarfin e vendoste në një çantë me kod dhe më kërkonte ta mbaja aty derisa të merrte lekët në shtëpi.Dhe për 10 minuta vinte dhe më sillte lekët. Këtë veprim e bëri dy herë derisa më 9 tetor arriti nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi të më vidhte 40 mijë euro. Herën e fundit, ai me shpërqëndroj ku më kërkoi stilolaps dhe një bllok për ti shkruar cmimin. Në momentin që unë po merresha me pjesën e çmimit, ai këmbeu zarfet. Ato me euro që unw I dhashw I vendosi tek canta e dorës dhe zarfet të mbushura me letra I vendosi tek canta e zezë me codë qe ma la mua ne dyqan. Do kthehem pas 10 minutave më tha, por nuk u dukë më. Ai fliste rusisht dhe komunikonim me google transale Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të njëjtës skemë mashtrimi afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi. Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Mediat turke dyshojnë se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende është me origjinë nga gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit.
I paidentifikuari në Tiranë, bën ‘kërdinë’në një exchange,vjedh 40 mijë euro
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

