Dy ish-partnerët e akuzuan se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohej nga disa persona në qytete të ndryshme reagon në ’Pa Gjurmë’ në Report TV nëna e 5 fëmijëve Shqipe Shala. Alfred Karaj dhe Gentjan Shala të dy nga Fushë-Kruja kërkuan të dinin vendndodhjen e gruas, që u largua dy muaj më parë nga banesa e burrin të dytë, ndërsa mori me vete të bijën 8-muajshe, si dhe vajzën e madhe nga martesa e parë. Ajo u largua nga banesa e Gantjan Shalës, më 12 maj të këtij viti, të njëjtën gjë që kishte bërë edhe me bashkëshortin e parë Alfred Karajn duke braktisur edhe tre nga pesë fëmijët e saj. Pas denoncimit bërë nga dy ish-partnerët në emision, policia e Fushë Krujës shoqëron në komisariat Shqipe Shalën për ta marrë në pyetje. Më pas ajo është lënë e lirë, ndërsa ka patur edhe një debat në ambjentet e jashtme të komisariatit me bashkëshortin e dytë Gentjanin. Gjatë një lidhje telefonike në emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo sqaron të gjithë situatën, që kishte ndodhur, ndërsa hodhi poshtë akuzat për prostitucion. 35-vjeçarja sqaron arsyet e largimit nga banesa për herë të dytë dhe pse u detyrua t’i braktiste tre fëmijët nga martesa e parë. Ajo kishte ndjekur emisionin dhe dëgjuar çdo akuza në studio në përballjen mes dy burrave, ndërsa vendosi të reagonte. Për Alfredin e di që nuk është ne terezi nga mendt e kokës, por për Gentjanin më vjen keq. Në fillim s’më treguan gjë në polici. Për Gentjanin më vjen keq, sepse unë u largova sepse ai më kishte tradhëtuar, i gjeta një foto me një vajzë në celularin e tij. Ia dërgova foton njerëzve të afërt. Ai thotë për mua se jam prostitutë, se ka vjedh paratë, por asgjë nuk është e vërtetë. Alfredi i ka mbajtur me zor fëmijët, sepse unë nuk dua t’i lë fëmijët ashtu. Xhuljeta është me mua edhe e vogla, i kam unë të dyja. Akuza për prostitucion nuk është e vërtetë, betohem për vajzën që kam në krahë. Mua Gentjani më la shtatzënë kur ishte në burg, unë e rrita vajzën, vetë nënë vetë baba. Edhe kur doli rrinte rrugëve deri natën vonë. Me të vërtetë kam vuajtur, por prostitutë nuk jam, nuk kam nxjerr vajzat në rrugë. Me një mllef ndaj të dy burrave, që i kanë shkatërruar jetën, Shqipe Shala u shpreh se nga ky moment ka marr vendimin për t’u bashkuar me 5 fëmijët e saj, duke i mbajtur larg baballarët që e ndan prej tyre. Nuk më interesojnë burrat, se i kam parë si janë, si i pari, si i dyti. Një nënë nuk e nxjerr vajzën në rrugë. Ato që ka thënë Alfredi nuk janë të vërteta, as ato që ka thënë Gentiani. Janë bashkur të dy dhe duan të më nxjerrin keq. Gentiani më ka thënë se do më marrë vajzën dhe do ma çoj në jetimore. Jam pyetur edhe ne polici për akuzat e ngritura ndaj meje. Tek Gentiani nuk kthehem më, sepse ai vetëm shpik për mua. Alfredi sot mi nxorri në telefon fëmijët, unë do luftoj për vajzat që t’i marr, se djali e ka mbushur moshën. Gabimet do më djegin, kur unë nuk dita të zgjedh. Unë punoja në fabrikë këpucësh dhe në burg e kam mbajt unë Gentianin. Shqiptarët nuk kanë pse me gjykojnë, jam shumë e vuajtur. Arsyeja e jetës time tani e mbrapa do jenë vetëm fëmijët e mi. Fëmijët do i mbaj me ndershmëri. Shqipe Shala u bë ’molla e sherrit’, për ish-bashkëshortët, të cilët patën një përballje të pazakontë live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV në puntatën e datës 28 qershor. 35-vjecarja është nëna e pesë fëmijëve, katër nga martesa e parë dhe një fëmijë nga martesa e dytë. I pari që hyri në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ishte Gentjan Shala, me të cilin Shqipja bashkëjetoi 4 vite, pasi u nda me Alfred Karajn. Ky i fundit kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive. Me negocimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat e akuzuan se 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj.
‘I urrej ishat e mi, mblidhen bashkë dhe më shajnë’/Mohon akuzat, nëna kërkon ribashkim me fëmijët
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11