Identifikohet bariu i marrë ’peng’ në një fshat të Vlorës, e bija telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Ai është babai im, kam 16 vite pa e parë Është identifikuar bariu që jetonte në një kasolle të rrënuar në një stan majë kodrës së fshatit Vajzë të Vlorës. Stafi i emisionit “Pa Gjurmë” udhëtoi që në orët e para të mëngjesit të 25 tetorit pas një telefonate nga një banor i zonës, i cili pretendonte se bariu që ruante dhëntë në atë kodër ngjasonte me foton e Seit Hysës, i humbur para 11 viteve në Tiranë. Personi që e identifikoi ishte e bija, Marsela Pasha, e cila pohoi se ai quhej vërtet Myqerem Pasha dhe se nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, por se çdo gjë që kishte deklaruar ishte e saktë. Gjatë bisedës telefonike me drejtuesen e emisionit Odeta Dume, Marsela tha se kishte 16 vite pa e parë të atin, ndërsa kontaktet i kishte humbur me të prej 3 vitesh. E bija e kishte denoncuar humbjen e të atit në polici, mirëpo nuk kishte asnjë informacion për të deri në momentin që gjithçka u publikua në emisionin “Pa Gjurmë”. Ai është babai im. Unë kam 16 vite pa e takuar sepse prindërit e mi janë divorcuar, ndërkohë që kam pasur kontakte telefonike të rregullta me babain tim, deri para 3 viteve kur ai humbi. Unë kam bërë denoncim për humbjen e babait dhe vetëm kur më njoftojnë këtu në Greqi që babai im ka dalë në emisionin Pa Gjurmë. Ju falenderoj të gjithëve që ma gjetët babain. Ky ishte një lajm shumë i mirë për mua, dhe uroj që të gjendet dhe Seit Hysa që u dyshia fillimisht që ishte babai im. Dëshminë e Marsela Pashës e dëgjoi “Live” edhe Nikolini, vëllai i Seit Hysës, i cili deklaroi se kishte që dje dyshime për bariun, duke thënë se disa tipare nuk ngjasonin, madje vëllai i tij kishte dhe dy dhëmbë floriri në pjesën e poshtme. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për Seit Hysën, i cili humbi çdo lloj kontakti me familjen në 26 maj të vitit 2011 nga Tirana.Kush ka informacion mund të kontaktojë në redaksinë e emisionit në numrin e mëposhtëm, si dhe në aplikacionet Whatsapp dhe Viber: +355 69 99 55 698 044417778
Identifikohet bariu në Vlorë, e bija telefonon live: Kam 16 vite pa e takuar
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
