Ikje-ardhje e Bashës, zgjidhje apo kaos? (29 maj 2023)

29 Maj 2023, 17:10

Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD. Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.