‘Iku me të dashurin,fëmijët i la në jetimore’/Babait i zhduket sërish vajza nga Kamëza

8 Nëntor 2021, 19:55 | Përditesimi i fundit: 2021-11-15 09:45:52

Leonora Dani 21-vjeçarja nga fshati Tapizë e Krujës e cila rezulton e humbur prej tre vitesh, është një tjetër rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga babai Gazmir Dani. E reja u nis drejt Kamzës, mëngjesin e 16 korrikut 2018, ku prej një viti punonte në një fasoneri, por nuk u kthye më. Ajo vendos të braktisë edhe djalin me të cilin ishte e fejuar prej 6 muajsh. Mesa dukej 21-vjeçarja e kishte planifikuar mirë largimin e saj pa kthim, ndërsa me vete kishte marrë edhe pasaportën, gjë e cila ngriti dyshimet se e reja mund të kishte kaluar kufirin. Ky fakt u zbulua një muaj më pas nga vetë Leonora, e cila pasi kontakton me hallën e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale zbulon vendndodhjrn e saj në Itali. Babai ngre dyshimet se vajza kanë rënë pre e trafikimit dhe nga studio e emisionit kërkon të mësojë ku ndodhet e bija.