Interpelancë me ministrin Lleshaj, i ftuar deputeti Ralf Gjoni

22 Prill 2019, 11:12

Deputeti më i ri i LSI në Tiranë, Ralf Gjoni ka folur sot në emisionin '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga lidhur me interpelancën që deputetët e opozitës së re, kanë kërkuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjoni tha se kjo gjatë interpelancës do diskutohet lidhur me planin e masave që ka marrë policia e shteti pas grabitje së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. Mbi këtë ngjarje, deputeti Gjoni u shpreh se Presidenti ka për detyrë të mbledhë këshillin e sigurimit kombëtar. Ralf Gjoni foli për reformën e re zgjedhore teksa deklaroi se zgjedhjet e parakoshme nuk mund të bëhen pa ndryshim sistemi.

"Ne kemi kërkuar interpelancë me Lleshaj sepse ka ndodhur një grabitje spektakolare në aeroportin e vetëm të Shqipërisë. Shteti kudo ka për detyrë të mbrojë territorin. Në rastin e grabitjeve të Rinasit janë dhunuar dy shtyllat bazë të sigurisë. Është cënuar jo vetëm jeta e stafit por edhe siguria kombëtare. Kur një grupi i armatosur futet në aeroport në 4 minuta ndërkohë që disa kriminelë i drejtonin armën një avioni të mbushur me pasagjerë.

Presidenti ka detyrimin të mbledhë këshillin e sigurimit Kombëtar. Atij i takon ta mbledhë këtë këshill. Atje duhet diskutuar i gjithë plani i masave. Është normale se cdo qytetar në Shqipëri bën pyetjen më se normale se pse ky aeroport ruhet me një gardh elektrik dhe me një dry që blihet 4 mijë lekë të vjetra te tregu elektrik.

Policët janë heronj dhe anonimati i tyre duhet ruajtur. Shteti ka për detyrë të imagjinojë ccdo skenar të mundshëm. Duhen marrë parasysh të gjithë skenarët e mundshëm. Ata mund të futeshin në avion dhe të merrnin peng pasagjerët. Imagjino një konfrontim me armë brenda aeroportit.