Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO

28 Shkurt 2022, 20:11

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin.