Jahni me mish viçi dhe qepë
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 3 kokrra qepë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë speci
- 2 lgj uthull
- 2 gjethe dafine
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me qepën e grirë mesatarisht me pak vaj ulliri. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë salcën e specit dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë gradualisht. Sa shikojmë që uji përthithet shtojmë përsëri. Në fund rregullojmë shijen me gjethe dafine, hudhër të shtypur, uthull, kripë dhe piper të zi.