Gjendet një muaj pas zhdukjes adoleshentja nga Korça, V.H. e cila u kërkua pak ditë më parë nga i vëllai në emisionin “Pa Gjurmë”. Në një video-call me moderatoren Odeta Dume, 15-vjeçarja tregoi arsyet e largimit nga shtëpia ndërsa ndodhej me të dashurin por nuk tregoi një vendndodhje të saj. Ajo u shpreh se pas vdekjes së babait, kishte patur konflikte me të vëllanë, Serxhio Hoxhën ndërsa ishte detyruar që të merrte këtë vendim për t’u larguar pa gjurmë. V.H: Përshëndetje si je ti? Odeta Dume: Po çfarëa ka ndodhur, pse ke ikur kështu nga shtëpia dhe i ke bërë merak të gjithë? V.H: Si erdhi vdekja e babait tim, unë e kisha pikë të dobët dhe vëllai më largonte. Dita-ditës më thoshte: “Ti nuk ke shtëpi këtu”. Ndaj unë e detyrova djalin që kam sot që të më merrte se nuk kisha ku të jetoja. Odeta Dume: Ju keni bërë konflikte, debate me njëri-tjetrin? V.H: Po, unë dita-ditës futesha gjithmonë në stres, e shqetësoja veten time me këto fjalë. Odeta Dume: Por ti aktualisht në çfarë vendi ndodhesh? V.H: Vendin s’mundem që ta tregoj! Odeta Dume: Nëse ti je me një person që të do, përse ke frikë të tregosh vendin ku je? V.H: Po se janë hapur probleme, janë bërë më të mëdha. I hap probleme edhe djalit që kam në krah. E dua shumë se më ka përkrahur në atë moment që s’kisha përkrahje prej asnjë njeriu. Në qoftë se shkoj në shtëpinë time dhe takoj vëllanë, a mbyllen këto muhabete? Odeta Dume: Po sigurisht V... Ma jep fjalën që do shkosh tek vellai? V.H: Ta jap fjalën si nënën time! Gjithashtu gjatë bisedës foli edhe partneri i adoleshentes, i cili kërkoi që të tërhiqej denoncimi i bërë nga i vëllai në mënyrë që ai t’i kthente të motrën në shtëpi. Odeta Dume: Përshëndetje! Partneri i 15-vjeçares: Përshëndetje! Odeta Dume: Unë nuk dua të të tremb, por thjesht fakti që kjo vajzë që ti mban në shtëpi kërkohet nga policia, edhe ti punët nuk i ke fort mirë. Partneri i 15-vjeçares: Në qoftë se unë shkoj në polici e di që do jem brenda. Edhe brenda të shkoj për këtë vajzë, unë prapë nuk e lë. Se unë përderisa e mora, nuk e kam marrë ta lë rrugëve, por e kam marrë për shtëpi. Në qoftë se vëllai e tërheq denoncimin, do ta çoj në shtëpi. Odeta Dume: Zoteri ... ke marrë një 15-vjeçare dhe dënohesh për këtë gjë. Është një vëlla që e ka motrën e humbur dhe ti e ke për detyrë të shkosh tek dera, t’i trokasësh edhe t’ja dorëzosh motrën. Dhe motra të flasë me vëllanë e më pas të vendosni se çfare do bëni. Por jo ti të vesh kusht: “Hiq denoncimin”. V.H rezultonte e zhdukur që prej datës 2 mars të këtij viti. Ajo ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së babait ndërsa kishte braktisur edhe bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në një moshë të vogël, 13 vjeçe. Fatmirësisht pasditen e sotme (28 mars) ajo premtoi se do të kthehej në shtëpi dhe do të ribashkohej me të vëllanë i cili prej një muaji ishte në merak për fatin e saj.
‘Jam me atë që dua’/Gjendet e mitura,flet i dashuri:S’e kthej nëse nuk tërhiqet denoncimi
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurmë-‘I dashuri m’a zhduku vajzën, e punonte natën në lokal’/Shokon nëna:Ma kanë vr*rë se ajo…
11 Qershor, 17:36 -
Pa Gjurme- ‘Je psikopat, shkatërrova jetën me ty’/ Përplasja: Djali ka baba, s’ka pse të rritet nga…
10 Qershor, 18:22 -
Gjendet pas 3 viteve-’Ika nga dhuna, përfundova në koma’/40-vjeçarja: Ju më dëbuat, pse më kërkoni?
9 Qershor, 17:41 -
‘I mori lekët kur djali ishte në gjumë’/Vjehrra:Nusja iku, e ëma e fshehu dhe s’jep adresë
6 Qershor, 17:28 -
Pa Gjurme-‘Zbulova tutorin e vajzës, do e falja nëse do e linte të lirë’/Babai:E gjeta vendin, por…
5 Qershor, 17:39 -
‘Portën e gjeta hapur, vëllai ishte zhdukur’/Motra: Dikush e ka nxjerr nga shtëpia, sepse…
4 Qershor, 18:17 -
‘Burri futi të dashurën në shtëpi,me detyroi ta pranoja’/Gruja:Ika dhe humba 5 djemtë e mi
3 Qershor, 17:18 -
‘Bija ime, a je gjallë?’/Nëna e Juliana Hoxhës shpërthen në lot, kujton rrëmbimin e saj
2 Qershor, 18:12 -
Pa Gjurme-‘Babai e la nënën, ajo nga inati më hodhi në rrugë’/Jetimja: Një çift më shpëtoi nga…
30 Maj, 17:28 -
Pa Gjurme-‘Burri më vdiq, vjehrra më tha martohu’/Tragjike:Dy vajza m’i rrëmbyen, djalin ma vranë
29 Maj, 17:33 -
Pa Gjurmë- La tre gra njëra pas tjetrës, burri nga Gjirokastra: I ndava se unë isha më i bukur
28 Maj, 17:51 -
Pa Gjurme-‘Babai mu zhduk se shokët e lanë në rrugë’/Djali: I trembem ndonjë aksidenti dhe trupin…
27 Maj, 18:01 -
Pa Gjurme-‘Nusja ishte agresive, më tuproi me kolegët’/Punonjësi i policisë:Tregonte se e kam kapur…
26 Maj, 18:09 -
15 vite nga zhdukja e Bleona Matës/Flet nënë Bukuria: Unë e di kush ma rrëmbeu vajzën…
23 Maj, 17:52 -
‘Vajzën e puth me zor, se meriton të jetë baba’/37-vjeçari: Nesër do më akuzoi dhe për…
22 Maj, 17:43 -
‘Më braktisi shtatzënë,vajzën e rrita me shoqen në konvikt’/U rrit me 2 nëna,e reja ia ‘plas’ në sy…
21 Maj, 17:37 -
‘Kur donte krevat vinte, kur si jepja para ikte’/I riu: ISHI padrejtësisht po më ndan nga…
20 Maj, 17:44 -
'I çmëndur pas fushatës së PS-së, ikte fshehtas’/Vëllai:Partia e tij fitoi, ai u zhduk si…
19 Maj, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Na mashtruan,kërkojnë të na fusin në burg’/Çifti i moshuar:Kërkojmë paratë tona,ata janë…
14 Maj, 18:30 -
Vrasja e Renato Hoxhajt/ partnerja e tij për Report Tv: U qëllua sapo doli nga shtëpia, dëgjova zhurmë, por mendova se ishin fishekzjarrë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi, në mëngjes të dielën më tha mos ik në punë
1 Maj, 18:07