Julian Deda: Lulzim Basha nuk duhet të kishte folur në protestën e teatrit

11 Korrik 2018, 11:54

Aktorin Julian Deda e kemi parë shpesh të reagojë në kauza të shumta sociale. Ai është një prej protestuesve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në emisionin rreze Dielli në Report Tv, Deda është shprehur se nuk i ka pëlqyer që Lulzim Basha foli në protestën kundër teatrit.

Për mua Lulzim Basha bëri shumë mirë që mbështeti, por bëri shumë keq që foli. Mbështetja bëhet edhe duke folur, por ai duhet të fliste atje ku ka vendin. E di pse e them këtë, jo pse kam gjë më Bashën apo me dikë tjetër, por aty duhet të vijnë si qytetar , si njerëz që duan teatrin dhe si spektatorë të atij teatri. Ai mund të vinte, të jepte një firmë, se pengon njeri, por ai është një qytetar që mbron këtë kauzë, në parlament është tjetër gjë. Unë mendoj që njerëzi që mbështesin këtë gjë , aktorët vetë dhe spektatorët, mbështetësit kanë një mosbesim të theksuar te politika në përgjithësi. Duke mos patur një mosbesim në përgjithësi, mendoj se këta duhet të qëndronin larg që të afroheshin këta njerëzit. S’mund ti japësh në gojë llokumin kryeministrit që ai të thotë “A , kjo qenka një lëvizje politike?

Aktori është i angazhuar edhe në strukturat e Pd dhe ka thënë gjithashtu në Rreze Dielli se ka edhe aktorë që kanë bërë pakte fshehurazi politikës.

"Nëse ti je një aktor që mbron  një kauzë që është e jotja dhe e gjithë komunitetit tënd, dhe kërkon mbështetjen e një partie politike, këtu nuk ka asgjë të keqe. Normalisht partia politike mund të të mbështesë nga ana juridike, ekonomike, në parlament. Por që të bësh marrëveshje fshehurazi pjesës tjetër , këtu besoj se je i kapur politikisht. Nëse ka një person që mund të bënte pakt atje isha unë, duke qenë brenda një partie politike, duke qenë anëtar dhe funksionar  i saj. Unë nuk pranova ta bëja këtë , thjesht preferova ta ndiqja këtë protestë si një qytetar normal dhe të bëja reagimet e mia. Për mendimin tim u bë gabim që në fillim që u përfshi në këto lloj skutash politike. Ka patur antarë të protestës që kanë pirë kafe fshehurazi me opozitën. Mbi të gjitha Deda shprehet se ai del të protestojë si një njeri i social që reagon në raport me disa fenomene që ndodhin këtu dhe nuk ndodhin në asnjë vend tjetër të botës dhe nuk e ka përfshirë politikën në këtë mes.