Kajmaçin (sytpite) nga amvisa e Kosovës

17 Janar 2023, 13:45

Kajmaçin (sytpite)

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 10 vezë
  • 5 lgj miell

Sherbeti:

  • 3 gota ujë
  • 2 gota sheqer

Përgatitja:

Rrahim fillimisht vezët, më pas shtojmë qumështin, vazhdojmë rrahjen dhe në fund shtojmë miellin gradualisht. Të gjithë masën e përgatitur e hedhim në një tavë dhe e vendosim në furrë të piqet derisa të mpikset dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.

Ndërkohë përgatisim sherbetin me ujë dhe sheqer. Pasi kajmaçina të piqet e sherbetosim dhe e servirim pas disa orësh.