Këmkuqe çame nga zonja Albana
Përgatitja:
500 gr miell
300 gr djathë i bardhë
1 gotë vaj ulliri
1 gotë ujë
1 lç sodë
Kripë
Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.