Këngëtarja Teuta Tenolli gatoi recetën e gjyshës ‘Tava e Dheut Tironse me mëlçi’ në Rreze Dielli

26 Janar 2023, 14:36

TAVË TIRONSE ME MËLÇI
Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 3 lgj gjizë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj miell misri
  • 1 kokërr qepë
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 lgj gjalpë
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq pluhur
  • Spec djegës

Përgatitja:
Mëlçitë pasi i presim në kubikë të vegjël i kaurdisim në tenxhere me yndyrë. Më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë, shtojmë salcën e domates dhe e lemë të ziejë. Tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit, më pas shtojmë gjizën, piperin e zi, piperin e kuq dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën e dheut duhet ta kemi të nxehtë, hedhim fërgesën, shtojmë pak spec djegës dhe e vendosim në furrë.