Kërkon nusen e humbur,flet live 26-vjeçarja:Më prostituove,sot më kërkon për lekë

9 Mars 2022, 18:13

 

Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai pohoi se ka humbur çdo kontakt me Esma Lezin, gruan me të cilën ka një vajzë 3-vjeçare. Lidhja e dashurisë me 26-vjeçaren nga Berati, e cila ishte e martuar dhe kishte një djalë, më të cilën u njoh përmes rrjeteve sociale mori fund në dhjetor të një viti më parë. Çifti janë prindër të një vajze që u lind në vitin 2018 dhe jetuan sëbashku deri në gusht të vitit 2021, kohë në të cilën Esmaja largohet drejt Gjermanisë për të punuar. Ajo i lë vajzën në përkujdesje dhe që nga ai ndërpreu kontaktet me ta. 44-vjeçari ngriti akuza të rënda ndaj gruas, por pas transmetimit live ajo vendos të reagojë. Fillimisht pati një komunikim me stafin e misionit ’Pa Gjurmë’ sqaroi arsyen e vërtetë të largimit nga Shqipëria.