Koncerti i veçantë ‘’ Një shkëndijë në errësirë’’

28 Tetor 2020, 10:48

Eglantina Bajrami është nënë e një fëmije me aftësi ndryshe, e cila po lufton për të drejtat e tij dhe të shumë fëmijëve të tjerë si ai. Ajo kërkon që të flitet më shumë dhe të mësohet më shumë nga fëmijët e tjerë në shkolla, për autizmin kështu fëmijët e tjerë si djali i saj do ta kenë më të lehtë që të integrohen në shoqëri. Ajo është e shqetësuar sepse edhe pse në 2020, shoqëria është ende e papërgatitur: ‘’ Kemi mungesë në kurrikulat e shkollës për të cilat për hirë të së vërtetës ne në ministrinë e arsimit e kemi kërkuar në kurrikul të futen që në kopeshtet parashkollore për aftësi ndryshe, sipas diagnozave. Ne kemi edukatën shoqërore ku përkufizimi për aftësinë e kufizuar është më tre rreshta dhe pastaj është e mbushur me foto , të personave që janë me karrige me rrota,….por janë thjesht foto që gjenden kudo dhe skanë një kuptim. Dhe ne për këtë po luftojmë se nëse nuk arrijmë që ta fusim në kurrikul nuk do arrijmë kurrë ta ndërgjegjësojmë shoqërinë u shpreh ajo.

Prandaj znj. Englatina si drejtore ekzekutive e klubit të prindërve me aftësi ndryshe, ka organzuar një koncert bamirësie për të ndërgjegjësur qytetarët se të gjithë jemi të barabartë. Koncerti ‘’ Një shkëndijë në errësirë’’ do të mbahet me datë 30 tetor, në orën 17:00 tek amfiteatri Tiranës, duke zbatur kështu të gjitha masat e vendosura për shkak të pandemisë.