Kosovë/ Kriza e veriut prek edhe Tiranën? (14 qershor 2023)

14 Qershor 2023, 17:10

Lidhur me këtë situatë, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se po tentohet se krijimi i identitetit të dytë shqiptar nga ana e Kosovës. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Vangjeli tha se kjo ‘përplasje’ mes Kurtit dhe Ramës duket si një garë mes të dyve se cili është lideri moral i shqiptarëve në të gjitha anët e kufijve.