Krepa me banane nga zonja Vjollca

8 Janar 2021, 12:44

Krepa me banane

Përbërësit:

Brumi:

1 filxhan çaji miell

1 banane

1 ose 2 lugë gjelle sheqer

½ lugë kafe sodë buke

300 ml qumësht

pak kripë

1 lugë gjelle vaj ose gjalp

mbushja

krem çokollate ( Nutella)

banane

Përgatitja:

Në një blender vendosim 1 filxhan miell dhe 1 banane më feta dhe 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 vezë si dhe 1/2 lugë kafe sodë buke, 300 ml qumësht dhe shumë pak kripë, shtojini dhe 1 lugë gjelle vaj ose gjalp I shkrirë. Kalojmë të gjithë përbërësit në blender deri sa të na formohet një krem homogjen. Nxehim tiganin e lyejmë atë me pak vaj ose gjalp shtojmë 1 garuzhde brum e hapim atë me lëvizje të tiganit e pjekim nga 2 minuta në cdo anë dhe e largojmë. Kështu vazhdojmë deri sat ë përfundojë brumi. ndërkohë lyejmë krepat me banana me krem cokollate mund të vendosim dhe feta banana e rrotullojmë dhe presim në mes e shërbejmë dhe si një ëmbëlsirë.