Krijimi i Bindjes Demokratike i ftuar Leonard Olli

26 Prill, 22:10

Anëtari i Bordit Drejtues të përkohshëm të partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli ishte ditën e stome në studion e emisionit '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga për të folur për themelimin e kësaj partie. Olli mohoi zërat të cilët e cilësojnë këtë parti një produkt Berishës apo Ramës duke thënë se kjo është tendencë për të përbaltur një lëvizje të re politike për shkak të frikës që kundërshtarët kanë përballë saj.

"Rama vazhdon të luajë rolin e Ali Komikut. Ai nuk është aty për të bërë gaztorin, se gaztorin Rama e luan për mrekulli Flori. Çdo tendencë për të përbaltur një lëvizje të re është një frikë.  Ai do që në momentin e parë të krijojë atë situatën e dyshimeve. Populli shqiptar ka parë shumë film më diversantë dhe për fat të keq të gjithë kanë harruar që kemi bindjet tona.

Nuk ka se si të jemi një krijesë e Berishës sepse ne kemi qenë një zë kundër ndaj tij. Në momentin që nënkuptohet se rrezikon të bjerë. Sondazhet e dhanë qartë se kush ishte orientimi i shqiptarëve në raport me bojkotin e zgjedhjeve. Me bojkotin bëhet një hap që bie ndesh me vullnetin e popullit. Rama nuk duhet të ishte kryeministër sot.

Zgjedhjet në Shqipëri kanë dy probleme madhore, financimi dhe transparenca e tyre. Reforma zgjedhore duhet të jetë një debat i madh për të gjitha shqiptarët. Nuk e di nëse në komisionin e Reformës Zgjedhore ka vëzhgues nga partitë e tjera. Unë do të sugjeroja që jo vetëm PD por çdo parti tjetër duhet të kishte ekspertët e vet në këtë tryezë" u shpreh Olli.  

Programe të tjera

Shiko të gjitha