Kriza politike çfarë po ndodh me LSI, i ftuar Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte ditën e sotme në studion 45 Minuta në Report Tv me gazetarin Denis Minga ku foli për situatën aktuale politike në vend dhe zgjidhjen e krizës mes partive politike. Panariti tha se palët mund të ulen vetëm me ndërmjetësimin por jo me një takim të dytë Rama-Basha pasi herën e parë kjo praktikë rezultoi e dështuar.

"Ne pranojmë një tryezë të presidentit por jo një takim Rama-Basha sepse herën e parë rezultoi i dështuar. E vetmja alternativë mbetet presidenti i Republikës. Është përgjegjësi e kreu të shtetit për vendosur stabilitetin.

Presidenti mund të mbajë pozicionin e tij dhe t'jua lërë në dorë palëve. Por koha po ikën.

Pa dyshim që djegia e mandateve është një gjest ekstrem po ishte refleks i një situate ekstreme. Kjo situatë nuk ka rikuperim sepse mandatet janë të djegura. Nga ana e maxorancës nuk pati keqardhje. Ata kanë dashur të na degradonin dhe ne nuk e lejuam këtë gjë, ikëm vetë.", u shpreh Panariti.

Nddërkohë Panariti deklaroi se ka ardhur koha që dy partitë opozitare të nënshkruajnë një marrëveshje zyrtare mes tyre.

Programe të tjera