Ksenofon Krisafi në Report Tv: Krahasimi që bën Putin i bën Kosovës me Krimesë është absurd! Denazifikimi i Ukrainës? Term sovjetik

28 Shkurt 2022, 19:27

Për juristin e njohur Ksenofon Krisafi, krahasimi  që Vladimir Putin i bën Krimesë me rastin e Kosovës është absurd. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ai solli edhe argumentet pse udhëheqja ruse gabon kur përmend Kosovën dhe Ballkanin.

“Nuk ka paralelizëm mes makinerisë propagandistike të Putinit dhe rastit të Kosovës. Rasti i Kosovës ka të bëjë me fatin e një populli që ka luftuar për liri e pavarësi dhe që është përpjekur ta sigurojë këtë me një luftë të pandërprerë. Ndërsa rasti i Krimesë ndodhi një ditë pa pritur kur udhëheqja qendrore e Rusisë gjykoi se duhet ta bënte të veten. Argumente juridike formale mund të gjente, por që për mua nuk qëndrojnë” – tha ai.