Adoleshent emigroi drejt Greqisë, por sot Haxhi Tata, 40-vjeçari nga Lushnja, rezulton i humbur. Nëna e la të vogël, pasi ndërroi jetë në moshë të re, ndërsa babai u martua sërish. Haxhiu ishte një djalë i pjekur tashmë, kur në shtëpi do të vinte një tjetër grua, ndërkohë që ai kishte emigruar. Djali e pranoi në heshtje vendimin e të atit, por nuk u bë kurrë pengesë për këtë marrëdhënie të re. Dhembja për nënën, ishte strukur thellë në shpirtin e të riut, kur bashkë me fëmijërinë kishte marr që herët rrugët e kurbetit. Ai u largua për të realizuar ëndrrat e mëdha djaloshare, sikundër cdo bashkëmoshatar kur në moshën 15-vjeçare emigroi për herë të parë në Greqi. Për vite me radhë ai e përshkoi disa herë tokën greke, duke punuar në ndërtim në disa zona të ndryshme. Më në fund arrin të zhvendoset në Lamia të Greqisë. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ruajti kontakte të vazhdueshme me familjarët. Madje, nuk mungoi as në festat e fundvitit, ndërsa qëndroi në Shqipëri për dy javë. Me kthimin e tij në Greqi, në ditët e para të janarit në vitit 2004 ai komunikon për herë të fundit me babain e tij Ademin. Në këtë bisedë me atin ai ishte shprehur i vendosur se do të largohej, ku arsyeja e vetme ishte të bashkohej me dy motrat. Të njëjtën e gjë ia kishte pohuar dhe një prej kushërinjve me të cilin punonte në Greqi. Mesa duket, për Haxhiun ishte momenti për të realizuar dëshirën e tij, atë për t’u bashkuar me dy motrat dhe të afërmit që jetonin në Itali. Pata se të nisej foli me njërën prej motrave, e cila në atë kohë jetonte në Oristano të Sardenjës. Sofia e priti të vëllanë, me mendjen se do të mbërrinte shpejt, pasi nga pohimi i tij kishte prerë edhe biletën, por Haxhiu humbi kontaktet dhe nuk mbërriti dot në destinacion. Cila ishte arsyeja që Haxhiu ndryshoi mendje në momentin final ? A e kishte prerë vërtetë ai biletën, apo ka patur tjetër plan ? Pse u largua dhe i la në dhomë sendet përsonale dhe paratë ? Kush mund ta ketë nxjerrë nga shtëpia, atë ditë kur humbi gjurmët ? Familjarët ngrenë pikëpyetje të mëdha për zhdukjen e 40-vjeçarit, ndërsa sipas dëshmisë së pronarit grek ai kishte dalë nga banesa duke lënë aty, sendet personale dhe një sasi të konsiderueshme parash.
Kthehet nga kurbeti pas vdekjes së nënës,babain e gjen të martuar zhduket lushnjari
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
