Kurti refuzoi takimin me Ramën, deputetja e PDK-së në 'Kontrast': Sillet si inatçor i keq, kjo sjellje e tij do i kushtojë shumë Kosovës

5 Korrik 2023, 15:40

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar si inat personal refuzimin që Albin Kurti bëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama, nesër në Prishtinë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputetja tha se Kurti është thjesht një mashtrues e demagog, ndërsa shtoi se kjo sjellje e rij mund t’i kushtojë rëndë Kosovës