Kushtetuesja, krizë juridike apo politike i ftuar Petro Koçi

15 Nëntor 2019, 14:13

TIRANË- Të gjitha lëvizjet e Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, për zv. ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi janë tregues se po bën gjithçka për t'i shpëtuar shkarkimit. Mazhoranca ka nisur prej disa muajsh procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese, çka sipas Koçit, është e qartë se Meta po kërkon që të vendosë "ushtarët" e tij në këtë Gjykatë, për të votuar kundër.

Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga, zv. ministri e quajti një tentativë e Metës për të krijuar idenë e një krize juridike, por sipas tij e gjitha kjo vjen si pasoja personale dhe politike të presidentit.