La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)

24 Prill, 19:04

Mbarime Rrapaj ishte e martuar me një fierak. Bashkëshorti e dhunonte pasi ishte xheloz. Ishte viti 1991 kur nënë e dy djemve 2 dhe 4 vjeçarë vendosi të largohej përfundimisht. Mbarime u largua fshehurazi bashkë me një grup vajzash në shtetin grek. Familjarëve nuk iu tha asgjë për largimin dhe kishte frikë për jetën e saj. Çuditërisht në vitin 2022, 31 vite pas zhdukjes Mbarime i bën ftesë motrës në Facebook dhe i shkruan mesazh. Të dyja filluan të flisnin ndërsa Mbarimja i tregoi që kishte emigruar në Amerikë, ishte martuar dhe kishte dy fëmijë adoleshentë. Pas pak kohësh Mbarime i ka bërë bllok motrës së saj dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për fatin e saj.